
Një pilot rus i rrëzuar nga luftëtarët rebel në Siri hodhi veten ne ere me një granatë për të mos u kapur nga xhihadistët në Siri.
Në videon e publikuar nga vetë rebelët, dëgjohet major Roman Filipov duke thirrur ‘Kjo është për djemtë tanë!’ para se të shpërthente një granat dore, ndërkohe qe e rrethonin luftëtarët rebel.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 33-vjeçari ishte ‘duke luftuar rebelët deri në minutën e fundit’ dhe kishte shpërthyer granatën kur ata iu afruan.
Filipov kishte fluturuar me parashut nga aeroplani "Sukhoi 25 SM", pasi u qëllua me raketë nga toka në Idlib të Sirisë.
Por piloti 33-vjeç pasi ra në tokë dhe u rrethua nga rebelët e frontit Al-Nusra, që janë të lidhur ngushtë me Al-Qaeda në atë zonë.
Ai po fluturonte në një lartësi prej 4 mijë metrave kur u godit dhe aeroplani i tij u përplas në territorin që kontrollohej nga rebelët dhe ishin pikërishtë këta të fundit që kishin filmuar edhe shpërthimin e ti me granat.
Ndërsa në videon më poshtë do të shikoni pamjet e sulmeve ajrore ruse në Siri, duke goditur bazat e rebelëve që tregon edhe hakmarrjen e tyre nga pilotëve rus gjatë luftës në Siri.



