Konflikti në PD/ Gazetari Koka: Lidershipi aktual i PD, ka bërë çdo lloj provokimi politik ndaj bazës së tij

Konflikti në PD/ Gazetari Koka: Lidershipi aktual i PD, ka bërë çdo lloj provokimi politik ndaj bazës së tij

Gazetari i politikës Bledian Koka, i ftuar në emision “Arnautistan” të gazetari Mustafa Nano, në MCN TV, foli rreth situatës aktuale dhe zhvillimet politike brenda PD.

Rreth konfliktit tashmë brenda selisë së PD-së, gazetari Koka, u shpreh se situata është e tensionuar, dhe se sipas tij kryetari i PD-së Lulzim Basha, po bën provokime të shumta ndaj bazës.

“Ka informacione se Basha ka instaluar mercenarë të armatosur në seli, ka vetëpërmbajtje nga ana e demokratëve dhe sinqerisht bravo ju them, që nuk kanë rënë prehë e Bashës,

Basha fitore dhe lavdi tjetër nuk di, përveç milionave qe i ka bërë deri më sot, sepse ska bërë asgjë deri më sot, në krye të PD-së,

Duhet identifikuar njerëzit e armatosur të specializuar që gjenden në PD”.

Sipas gazetarit Koka, Sali Berisha nga ana tjetër është treguar i përmbajtur.

“Berisha do ti shkoj deri në fund konfliktit në mënyrë institucionale, jo të dhunshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy