Meta “shkrin” protestën e paralajmëruar që në nëntor: Më 2 mars dalim në shesh (VIDEO)

Meta “shkrin” protestën e paralajmëruar që në nëntor: Më 2 mars dalim në shesh (VIDEO)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paralajmëruar një protestë më 2 mars. Në një tjetër konferencë të jashtëzakonshme për mediat, kreu i shtetit tha se në datën 2 mars, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, me popullin shqiptar do të lidhet një besëlidhje “për të shpartalluar regjimin e oligarkëve’.

Do e marrim me qetësi çmontimin e plotë të grushtit të shtetit. Veprimet e Presidentit do jenë në mbrojtje të Kushtetutës. Ju siguroj që kjo godinë është sot një kështjellë e vetme për fat të keq, por e paepur dhe e pamposhtur për mbrotjen e Kushtetutës dhe demokracisë, nga data 2 mars kur do firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit dhe në shpartallim të plotë të grushtit të shtetit përpara bulevardit me popullin shqiptar, ku do lidhim një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve me qëllim shpopullimin e këtij vendi dhe shndërrimin e tij në një qendër të pastrimit të parave, dhe të shumë problemeve të tjera që nuk i meriton”, tha Meta.

Duke iu referuar një deklarate të Ramës, i cili u shpreh se presidenti nuk ka mbështetjen e popullit, Meta tha se ata që kërkojnë popullin e Presidentit duhet “të porosisin poture të gjera”.

"Të gjithë institucionet që janë në bulevardin dëshmorët e Kombit do i jepen popullit shqiptar. Ata që kërkojnë popullin e presidentit në Whats App të porosisin poture të gjera”, tha Meta.  

Meta paralajmëroi padi të tjera për atë që e quan “grushti i shtetit”.

Pjesëmarrës ne grushtin e shtetit është vetë qeveria dhe mazhoranca, ai që unë e quaj gjysmë parlament për aryse që ju i dini ca përfaqëson edhe është antikushtetues. Ka persona të tjerë dhe do ketë padi të reja në ditët në vijim. çdo ditë do ketë lajme për grushtin e shtetit”, tha ai.

Në 25 nëntor, presidenti Meta paralajmëroi një protestë për më 8 dhjetor, por kjo u anulua për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Meta pati ftuar të gjithë qytetarët të mblidhen në protestë deri kur parlamenti me 'dele deputetët' sikur i cilësoi ai të miratojë ligjin për referendumet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy