
Rreth orës 22:05 në rrugën “Tahir Kadare” në Tiranë, sipas të dhënave të policisë, shtetasi Y. K., 47 vjeç, është hedhur nga kati i katërt i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Personi, dyshohet të ketë qenë në gjendje të rënduar psikologjike, kur ka marrë vendimin fatal.
Një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave.



