Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në seancën e sotme plenare të Kuvendit ka prezantuar Aktin Normativ për luftën kundër pandemisë.
Manastarliu bëri me dije se deri në fund të vitit do të mbërrijnë 500 mijë vaksina Pfizer. Si dhe vaksina të tjera nëpërmjet instrumentit të COVAX -një total prej 370 mijë vaksina të planifikuara.
Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje opozitës sot që t'i bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të heqin dorë nga deklaratat kundër fushatës së vaksinimit, pasi po rrezikojnë jetën e qytetarëve.
“Dua të falenderoj stafin mjekësor, të cilët do të vazhdojnë misionin e tyre. Të gjithë nuk duhet të lëmë asnjë rast pa falenderuar mjekët në të gjithë territorin. Situata me të cilën po përballemi sot tregon rënie të lehtë të infektimeve. Cdo vaksinë e shtuar sot frenon për hapjen e infeksionit dhe humbjen e jetëve nesër. Akuza pa pikë baze, nuk do ishte turp as dorëzim, as tërheqje sikur cdo njëri prej deputeteve të shfrytëzonte një thirrje në media ose rrjetet sociale që të thoshte vaksinohuni. Të kuptohemi, fitorja e kësaj lufte nuk është vetëm e një qeverie, por e të gjithëve në këtë sallë. Kush vërsulet me akuzat për punën që ne bëjme, duhet të kuptojmë se suksesi nuk është vetëm i yni. Nuk po flas vetëm për popullatën 18 vjec, që është popullata target,për të cilët kemi siguruar 4 milionë doza. Kanë mbërritur dhe po shpërndahen sot dozat e vaksinës Pfizer, kemi siguruar që deri në gjysëm e dytë të vitit tjetër doza. Sot kemi 1.7 milionë doza, janë vaksinuar me 1 dozë, me 2 doza mbi 37 %. Deri sot janë disbursuar 30 mln dollarë, janë vënë në dispozion të gjitha mjetet financiare për të menaxhuar pandeminë. Nuk jemi të kënaqur aspak. Vaksinimi mbetet sfida. Ne do të shumfishojmë ende përpjekjet. Fokusi ynë janë studentët. Të gjitha vaksinat që kemi përdorur janë të çertifikuara të sigurta dhe efikaste. Midis helmit të atyre që nuk iu bëhet vonë dhe vaksinës, ju lutem zgjidhni vaksinën. Këtë luftë do ta fitojmë shumë shpejt. Kjo është fitore e të gjithëve ne. Do të jemi me strukturat e lëvishme në cdo universitet.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë fjalës tij në seancën plenare në Kuvend akuzoi qeverinë për trajtimin e pandemisë duke theksuar se kjo e fundit ka fshehur numrat realë të vdekjeve.
Basha mes të tjerash tha se pa ndihëmn e shtetetit shqiptarët u detyruan të zhyten në borxhe për të mbijetuar nga pandemia, ndërkohë që Kosova, si shtet më i vogël na dha leksion me menaxhimin e pandemisë.
“Rendi i ditës së sotme vendos dhe një herë pandeminë në qendër të debateve. Këto ditë është diskutuar në komisione, nga përfaqësuesit e opozitës për vaskinimin dhe diferencës mes shifrave të raportuara nga qeveria dhe nga institucionet. Ashtu si në traditën më të keqe, ajo që nuk thuhet nuk bëhet. Ju e dini që kanë gënjyer për rimbursimin e të prekurve nga COVID-19, kanë gënjyer për gjoja sekretin shtetëror, por mbi të gjitha kanë gënjyer për jetët e humbura. Para 6 muajsh ishin plot 16 mijë qytetarë që nuk janë më në shtëpitë e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre dhe jo shifra rrenacake e raportuar nga qeveria e rrenave. Këtë nuk e themi ne, e konfirmon dhe raporti i KE, që konfirmon se Shqipëria ka shtresën më të lartë të vdekjeve. Kur deklarojnë se do ia dalim, zoti na ruajt, ajo fjali ishte si shuplakë dhe pështyre. Rama shfaqej në ekrane, për të treguar gënjeshta dhe aktrim. Një shuplakë jo vetëm për familjet, duke kaluar një kalvar të gjatë, dhe për ata qindra mijëra që u zhytën në borxhe se ky pushtet i kishte larë duart. Skema e rimbursimit dështoi, në fund të Europës e lanë Shqipërinë, njerëzit humbën punën. Dhanë ndihmën më të ulët ekonomike, na lanë pas dhe vendeve më të vogla që disbursuan më shumë, Kosova po na jep leksion në këtë drejtim, jo më larg se 1 javë më parë, vendosi të ndihmojë familjet që kanë humbur një person nga Covid, me nga 1 mijë e 500 € ndimë famljeve që kanë humbur anëtarin e familjes.
Në replikë me diskutimet dhe akuzat e deputetit Lulzim Basha, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i është përgjugjur Bashës për çështjen e pandemisë dhe vdekjeve.
Ajo akuzoi opozitën se për 18 muaj po e bazon retorikën e saj mbi vdekjet.
“E keni kthyer vdekjen në refren. Keni tetë muaj që hidhni vallen e vdekjes. Akuzat shterpë nuk mund të jenë fakte, sikurse shifrat nuk mund të jenë opinione. Shqipëria ia ka dalë ndërkombëtarisht të fitojë betejat e vështira. Loja me të vdekurit është një avaz i vjetër i kësaj politike shterpë, pa din e iman. Studioni më shumë për fatalitetet dhe mos fërkoni barkun. Të bashkohemi të gjithë së bashku që këtë betejë ta përballojmë siç duhet. 4.8 milionë fatalitete ka në të gjithë botën, i ka shkaktuar Covidi. Nëse nuk do të kishin qenë të fshehura nuk kishin si të binin në duart tuaja për ti tundur në ajër. E keni nisur me akuza ndaj mjekëve, por qytetarët e treguan në zgjedhje. Duhet ta pranoni humbjen”.



