Bakojanis mesazh Tiranës: Beleri dhe minoriteti, kusht për integrimin

Bakojanis mesazh Tiranës: Beleri dhe minoriteti, kusht për integrimin

Mesazhet e dhëna nga Edi Rama në takimin e Athinës  nuk do të ndryshojnë asgjë në raportet thuajse të ngrira të qeverisë shqiptare me atë greke.

Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, e pyetur mbi tubimin e kryeministrit shqiptar me diasporën tha se për qeverinë greke të tilla organizime nuk kanë asnjë rëndësi. Sipas saj për zhbllokimin e situatës do të vlerësohet qëndrimi I Tiranës zyrtare për çështjen Beleri dhe respektimin e të drejtave të minoritetit grek.

Ish-ministrja e jashtme greke komentoi edhe ndikimin që zoti Rama mund të ketë mbi votuesit shqiptarë në Greqi, nisur nga zërat që e lidhën takimin e Athinës me zgjedhjet europarlamentare të 9 Qershorit, ku kandidat në listat e Demokracisë së Re është edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy