Ish-presidenti i Gjeorgjisë i arrestuar në Ukrainë, bën thirrje për protesta

Ish-presidenti i Gjeorgjisë i arrestuar në Ukrainë, bën thirrje për protesta

Ish presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvilli i cili u arrestua pak ditë më parë në Ukrainë, ka filluar një grevë urie.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë avokati i Saakashvillit, i cili përmes një letre ka treguar se ish-presidenti i Gjeorgjisë u ka bërë thirrje mbështetësve të tij të protestojnë në Kiev më 10 dhjetor dhe të kërkojnë shkarkimin e presidentit Petro Poroshenko.

Zyrtarët ukrainas e kanë akuzuar Saakashvilin për mbështetjen e një “grupi kriminal” të dyshuar, që është udhëhequr nga ish presidenti, Viktor Yanukoych, i cili ka ikur në Rusi më 2014.

Saakashvili i ka hedhur poshtë akuzat dhe ditën e premte kur policia e arrestoi në kryeqytetin e Ukrainës ai rezistoi duke kërcënuar disa herë se do të hidhej nga ndërtesa.

Nga dita që ai është arrestuar qindra përkrahës kanë demostruar duke kërkuar lirimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy