Zjarri në Zhamë të Lushnjës/ Forcat e Armatosura ndërhyjnë bashkë me zjarrfikësit

Zjarri në Zhamë të Lushnjës/ Forcat e Armatosura ndërhyjnë bashkë me zjarrfikësit

 Vatra e zjarrit në fshatin Zhamë në Lushnje vijojnë të jetë aktive edhe sot.

Për shkak të terrenit të vështirë raportohet se ndërhyrja nuk është kryer, por në terren janë forcat zjarrfikëse.

Ministria e Mbrojtjes njofton se kanë ndërhyre edhe efektivët e Batalionit të tretë të Këmbësorisë të Forcës Tokësore.

Efektivët e Batalionit të tretë të Këmbësorisë të Forcës Tokësore, i janë bashkuar forcave zjarrfikëse të Lushnjes, Fierit, Divjakës, Roskovecit, Beratit dhe kompanisë Albpetrol në operacionin e fikjes së zjarrit masiv të rënë në kodrat e fshatit Zhamë të Lushnjes.

Policia e Lushnjës ndërkohë ka vënë në pranga një 58-vjeçar me iniciale R.Z pasi dyshohet se duke djegur mbeturinat, flakët janë përhapur në sipërfaqe të mëdha me ullinj dhe shkurre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy