Pacolli në Prokurorinë e Tiranës/ Zhabina: E pritshme. Konflikti mes aksionarëve nuk duhet të ndikojë te ndërtimi i Aeroportit të Vlorës (VIDEO)

Pacolli në Prokurorinë e Tiranës/ Zhabina: E pritshme. Konflikti mes aksionarëve nuk duhet të ndikojë te ndërtimi i Aeroportit të Vlorës (VIDEO)

Biznesmeni Behgjet Pacolli, është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës, ku me gjasë po merret në pyetje në lidhje me një çështje hetimore që ka të bëjë me ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Gazetari Xhevahir Zhabina, për “MCN Live”, tha se Prokuroria e Tiranës po heton përplasjet mes ortakëve të Pacollit, të cilët janë pjesë e koncesionarit që po ndërton aeroportin.

Kjo thirrje e z. Pacolli në Prokurorinë e Tiranës ishte e pritshme, pasi vetë ai në një status në Facebook kishte deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë në zyrën e noteres Selimi, aty ku, sipas dokumenteve, janë transferuar 47% e aksioneve të kompanisë ‘2A’.
Nëse kjo rezulton e vërtetë, kemi të bëjmë me një rast të falsifikimit të aktit noterial, që është një akuzë shumë e rëndë.

Sipas gazetarit, pavarësisht hetimeve për konfliktin mes aksionarëve, procesi i ndërtimit të Aeroportit të Vlorës nuk duhet të ndikohet.

Ajo që është shqetësuese është që ky konflikt mes aksionerëve të mos krijojë asnjë problem për ndërtimin e aeroportit, i cili duhej të ishte funksional brenda këtij viti. Fakti është që Vlora, edhe sot, ende nuk ka aeroport. 

Duhet sqaruar se hetimi i Prokurorisë së Tiranës lidhet me konfliktin e brendshëm të aksionarëve të konsorciumit, ndërsa një hetim i veçantë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) po zhvillohet për mënyrën se si është fituar koncesioni i ndërtimit të aeroportit nga kompania e z. Pacolli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy