
Natyra vjen në ndihmë për trajtimin e shumë shqetësimeve shëndetësore falë bimëve mjekësore, frutave dhe perimeve.
Herbalisti Irfan Gjeci, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, solli në vëmendje një listë të gjatë bimësh që përgatiten në formë çajrash dhe ndihmojnë veçanërisht në lehtësimin e dhimbjeve të ciklit menstrual dhe në balancimin hormonal te gratë.
Kemi bimën e korticepsit, një lloj kërpudhe e tharë dhe e përpunuar, e cila përdoret në formë pluhuri dhe ndihmon në rritjen e energjisë, forcimin e imunitetit dhe përballimin e stresit.
Një nga recetat më të thjeshta është përdorimi i 10 fijesh të cilat zihen në gjysmë litri ujë për 1–2 minuta dhe konsumohen gjatë ditës.
Një imunitet i lartë qe vjen nga ky çaj, ndihmon trupin të rikthehet brenda parametrave normalë.
Për vajzat dhe gratë që kanë probleme me ciklin menstrual, apo vështirësi për të mbetur shtatzënë, herbalisti rekomandoi kombinimin e korticepsit me bimën e njohur si “eshkë”, duke e cilësuar këtë kombinim si shumë efektiv.
Eshka përgatitet duke zier 5 fletë në gjysmë litri ujë. Çaji kullohet, pihet gjatë ditës dhe ruhet në frigorifer. Ky proces përsëritet për 6 ditë rresht.
Një tjetër bimë shumë e rëndësishme për balancimin hormonal është konopica, e cila përdoret në formë farash dhe rritet edhe në vendin tonë. Ajo ndihmon në rikthimin e mineraleve të humbura nga trupi dhe konsumohet në formë çaji.
Këshillohet që çdo çaj të pihet me diferencë rreth 20 minuta nga tjetri, për të shmangur çrregullimet në organizëm.
Për problemet e ciklit menstrual, sugjerohen edhe çajra të përbërë nga një përzierje bimësh si sherebela, konopica, manteli i zonjës, boronica, rozmarina dhe tërfili i kuq, të cilat ofrojnë përfitime të shumta për shëndetin hormonal.
Për rivendosjen e balancës hormonale dhe rregullimin e ciklit menstrual, preferohet një çaj i përgatitur specifikisht për këtë qëllim, i cili, ka dhënë rezultate pozitive te shumë gra.
Poashtu kemi dhe çajin alpin, dy lugë çaj të përgatitur, që ndikon në nxjerrjen e metaleve të rënda nga trupi.
Herbalisti Gjeçi përmendi edhe murrizin, një bimë që ndihmon në normalizimin e funksionit të zemrës dhe rekomandohet gjithashtu për gratë që kanë vështirësi për të mbetur shtatzënë.



