Ish-deputeti socialist dhe një prej kritikëve më të medhinj brenda maxhorancës, Ben Blushu ka folur për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
Për themeluesin e LIBRA, ato që ka thënë Manjani janë të vërteta. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Blushi shkruan se Rama është më i frikësuar, ndërsa Meta më i nënshtruar.
“Ylli Manjani tha të vërtetën prandaj u shkarkua. Njerëzit që e hoqën janë prapë bashkë. Edi Rama është më i frikësuar. Ilir Meta më i nënshtruar. Sot Republika është më e kërcënuar. Shqipëria më e kanabizuar. Rilindja më e kriminalizuar. Seriali qesharak i Rilindjes do vazhdojë për kënaqësinë e Klement Balilit që e sheh duke tymosur!”, shkruan Blushi.



