Zhulali: Drafti për Shërbimin e Jashtëm diplomatik, farsë. Për të ecur, duhet t’i shërbesh partisë (VIDEO)

Zhulali: Drafti për Shërbimin e Jashtëm diplomatik, farsë. Për të ecur, duhet t’i shërbesh partisë (VIDEO)

Drejtuesja e Departamentit për Politikat me Jashtë në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali hedhjen për konsultim publik të draftit të ri për Shërbimin e Jashtëm diplomatik, ku theksohet se qëllimi i tij është rregullimi i disa problematikave të hasura nga aplikimi i ligjit aktual me synim për t’u përshtatur interesave të kohës, e cilëson si farsë.

Duke folur për “MCN Informacion”, Zhulali deklaroi se ligji për marrëdhëniet me jashtë i propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, nuk është tërësisht i ri.

Ajo kujtoi se për herë të fundit ligji për shërbimin e jashtëm është ndryshuar po nga kjo qeveri në vitin 2015, kur u tha se do reformohej i gjithë sistemi me një trupë profesionale më të zhdërvjellët e cila do përfaqësonin më mirë interesat e shqiptarëve.

Zhulali ngre pikëpyetje se çfarë ndodhi me atë ligj që duhet ta ndryshojmë sërish në 2024 dhe se i njëjti relacion që shoqëronte ligjin në vitin 2015, është i njëjti që shoqëron dhe për ligjin në vitin 2024.

I gjithë ky proces është një proces farsë, se po të njëjtat argumente shoqërojnë dhe ligjin tani.

Një nga argumentet ishte mandati i ambasadorit, dikur ka qenë mandat 4 vjeçar.

Madje kishte dhe një klauzolë që një ambasador nuk mund të ushtrojë më shumë se dy mandate në një vend, në 2015 u hoq ky kushtëzim për numrin e mandateve dhe u zvogëlua numri i viteve nga 4 në 3 vite.

Kjo nuk ishte gjëja më e zgjuar për tu bërë për një diplomat.

Ne nuk kemi mundësinë e duhur ekonomike për ta përballuar koston e kësaj lëvizje çdo tre vite dhe me kushtet që ka Shqipëria nuk i plotëson dot.

Kjo lëvizje është për vende shumë të zhvilluara si SHBA, u bë një ndryshim sa për të thënë që u bë një ndryshim.

Nga 3 vite, nuk ka asnjë rast të vetëm që është respektuar ky afat. Shumica e ambasadorëve kanë mbi 12 vite në detyrë.

Nuk ka një praktikë të tillë asnjë vend, kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Ky ligj nuk ndryshon asgjë.

Duhej zgjedhur një diplomat aq i pazëvendësueshëm që të ishte i aftë të rrinte aty aq gjatë.

Por ti e ke për të gjithë ambasadorët dhe ke vendosur aty ata individë që të shërbejnë për interesat e tua politike.

Argumenti më i shëndoshë për të përmirësuar diplomacinë e karrierës, kur një diplomat shkëputet për kaq vite nga vendi i tij, e humb kontaktin me realitetin se nuk e di më kë vend përfaqëson, vendin nga vjen apo vendin ku ushtron detyrën.

Dikur kishte një kufizim për numrin e diplomatëve që emëroheshin jashtë sistemit të karrierës, shkencëtarë, shkrimtarë, që kërkon ti promovosh si individë por duke përfituar ti nga fama e këtyre njerëzve.

Nuk mund të merrje më shumë se 20% nga ky kontigjent. Në 2015 u hoq fare ky tavan.

Kjo bëri që të demotivohen diplomatët brenda sistemit të karrierës, ti nuk merr dot një gradë më të lartë dhe ndihesh i demotivuar për ti shërbyet vendit.

E vetmja mënyrë për të ecur është që ti shërbesh partisë, kryeministrit, ministrit dhe jo vendit tënd.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy