Liçaj: Sfidë, siguria e të dhënave nga shërbimet dixhitale

Liçaj: Sfidë, siguria e të dhënave nga shërbimet dixhitale

Eksperti i IT-së, Edmond Liçaj, thotë se jemi në një epokë transformimi global të çdo shërbimi duke u kthyer në dixhital dhe kjo shoqërohet me kërkesën në rritje për studimin në degët e teknologjisë së informacionit.

Duke folur për MCN Economy, Liçaj deklaroi se ka interes të lartë nga të rinjtë, pasi jemi popullsi me numër të lartë të moshës së re dhe kjo gjë shoqërohet edhe me interes të madh në këtë fushë.

Sipas tij, shumë kompani të huaja janë instaluar në Shqipëri për shkak se jemi popullsi e re dhe ka forcë pune, por edhe sepse jemi popull që përshtatet lehtësisht.

Degët e IT duhet të jenë të përditësuara shumë herë më shumë se çdo degë tjetër. Duke mos e kryer këtë sistem më tej, studentit nuk i vlen më kurikula që po bën.

Janë ndërtuar laboratorët në disa shkolla dhe janë shkatërruar po nga këta nxënës. Kur jemi në shkollë profesionale ose qendër trajnimesh, ai nuk mundet ta prekë, pasi ka paguar për atë shërbim dhe është shumë herë më i vëmendshëm në trajnimet që ka shuar.

Fusha e teknologjisë së informacionit është shumë e gjerë, thuajse çdo profesion mund të përshtatet në fushën e teknologjisë së informacionit. Në çdo lloj fushe ne kemi pajisje elektronike.

Trajnimet online janë shumë herë më të mëdha se këto fizikisht. Numri është shumë herë më i madh se të dhënat zyrtare.

Kemi parë një fenomen që kompanitë e huaja vijnë në Shqipëri dhe shqiptarët paguhen shumë herë më mirë se rrogat që janë në Shqipëri, por shumë herë më pak se në vendet e origjinës së kompanisë.

Kjo ka prishur balancën e tregut. Morën disa individë që morën kulturën e programimit, duke u trajnuar. Ka dhe të mirat dhe të këqijat e veta.

Sipas tij, kompanitë shqiptare janë të detyruara në zhvillimin e teknologjisë, por kanë probleme me sigurinë e të dhënave, se sa i sigurt është rrjet.

Vonë është krijuar departamenti i IT-së, duhet krijuar departamenti i sigurisë. Sfida e ardhshme do jetë siguria, në mënyrë që të mos cenojmë sigurinë e të dhënave, si për bankat apo bizneset online.

Ne duhet të rrisim nivelin e sigurisë, përpara se të entuziazmohemi pas teknologjisë, pasi e ka rrezikun pas. Shërbimet që ofron Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, privati i përdor nëpërmjet një platforme online.

Ajo që shoh me skepticizëm është niveli i sigurisë në atë platformë. AKSHI ka rol kryesor se po punohet për kryerjen e pagesave nëpërmjet një platforme në e-Albania.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy