Komiteti Mysliman: Namazi i Fitër Bajramit falet në sheshin "Skënderbej"

Komiteti Mysliman: Namazi i Fitër Bajramit falet në sheshin "Skënderbej"

Namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin “Skënderbej” më 2 maj, në orën 06:20.

Lajmi është bërë i ditur nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Kështu, besimtarët myslimanë do të celebrojnë një muaj pas agjërimit dhe faljes së namazit të teravitëve, traditë e këtij Muaji të Shenjtë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin “Skënderbej”, më datë 2 maj 2022, ora 06:20.

Ceremonia, ashtu si çdo vit zhvillohet me ilahi dhe fjalën e imamëve të pranishëm e më pas, besimtarët drejtohen për në shtëpitë e tyre, ku vijohet me pjesën tjetër të festimeve, ndër to, edhe vizitat në shtëpitë e të afërmve dhe njerëzve të dashur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy