“Kosova është plaga më e madhe e popullit serb”. Kështu ka thënë kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, në një ligjëratë që ka mbajtur në Londër, në kishën e Shën Paulit.
Ai ka shtuar më pas se “të gjitha lutjet tona bëhen me shpresën se populli ynë, sikur edhe të gjithë popujt e botës do të mund të kryejnë shërbesat e Zotit, të lirë dhe pa frikë”, rasporton Koha.net.
Gjatë ligjëratës, Irinej tha se në Kosovë ka vend për popullin serb dhe atë shqiptar. Patriarku serb është i njohur për qëndrimet e tij nacionaliste pro serbe, sidomos për Kosovën.
Ai ka deklaruar pak më herët se “serbët do ta marrin Kosovën përmes forcës”.



