Vullkani gati të shpërthejë, paralajmërime për kaos udhëtimi në Europë

Vullkani gati të shpërthejë, paralajmërime për kaos udhëtimi në Europë

Një prej vullkaneve më të mëdhenj të Islandës po bëhet gati të shpërthejë dhe ekspertët paralajmërojnë se hiri mund të shkaktojë kaos për udhëtimet anekënd Europës.

Vullkani Bardarbunga është goditur nga një seri tërmetesh ditët e fundit, me fuqi 3.9, 3.2, 4.7 dhe 4.7 ballësh. Sipas “Daily Star”, shkencëtarët paralajmërojnë se presioni në hapësirën e magmës brenda kraterit të vullkanit po rritet, çka nënkupton se ai mund të shpërthejë ditët e ardhshme.

Vullkanologjisti Pall Einarsson tha për “Daily Star” se shenjat tregojnë që vullkani po përgatitet për shpërthimin e radhës, ndërsa eksperti i katastrofave në University College London, Dr. Simon Day tha se tërmetet mund të paraprijnë një shpërthim të fuqishëm çka mund të sjellë përhapjen e hirit në kontinent.

Zyra Meteorologjike e Islandës e ka listuar aktivitetin në vullkan si “të lartë”, por ende nuk ka lëshuar alarmin.

Bardarbunga është një ndër vullkanet më aktivë nga 130 të tillë që ka Islanda. Shpërthimi i tij i fundit në vitin 2014 ishte më i forti në kontinentin evropian për më shumë se 240 vite.

Shpërthimi çoi në ajër 2 kilometra kub materiale vullkanike në harkun kohor të 7 muajve – pothuajse 10 herë më shumë sesa shpërthimi i vullkanit Eyjafjallajokull në vitin 2010, i cili solli anulimin e 100 000 fluturimeve në Europë.

Thomas Walter nga qendra gjermane e gjeoshkencës GFZ, tha se shpërthimi i Bardarbunga mund të kishte qenë shumë më me pasoja për Europën sesa shpërthimi i Eyjafjallajokull në 2010 nëse shpërthimi i vullkanit do të kishte ndodhur direkt nën shtresën e akullit.

Einarsson tha se është e pamundur të parashikohet ekzaktësisht se kur do të shpërthejë sërish Bardarbunga, por tha se autoritetet islandeze duhet të përgatiten për “shpërthime më katastrofale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy