Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Gjatë paradites, kthjellimet vijojnë të dominojnë zonat jugore dhe qendrore, ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë kushtet e motit në veri të vendit.

Pas mesditës parashikohet fuqizim i vranësirave në zonat veriore duke sjellë edhe reshje të pakta shiu e dëbore ndërsa gjatë natës, vranësirat mbulojnë gradualisht të gjithë Shqipërinë duke gjeneruar reshje të pakta në ekstremet veriore dhe jugore të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit, ndërsa një rritje të lehtë të temperaturave sjell mesdita në qendër dhe jug.

Era do fryjë mesatare deri në mbrëmje, kur shpejtësia e saj forcohet në 55 km/h me drejtim jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy