Mblidhet Kuvendi/ Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit

Mblidhet Kuvendi/ Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet ditën e sotme, pas javës së gjelbër në të cilën deputetët zbritën në terren dhe u takuan me qytetarët.

140 deputetët do të diskutojnë për problemet e qytetarëve që kanë evidentuar në terren, ndërsa janë parashikuar 4 orë diskutime.

Në rendin e ditës ka tre pika që do të shtjellohen.

 Pika e parë është për miratimin e procesverbalit të seancës plenare të datës 25.5.2023 dhe procesverbalin e seancës së posaçme të datës 1.6.2023. 

Në pikën e dytë do të jenë njoftime për deputetët.

 Ndërkohë që në pikën e tretë do të ketë diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

- Grupi parlamentar i partisë Socialiste 129 minuta

- Grupi parlamentar i partisë Demokratike 60 minuta

- Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 12 minuta

- Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 14 minuta

- Deputetët jashtë grupeve parlamentare

Partia e Lirisë 5 minuta

PSD 5 minuta

Sali Berisha 3 minuta

Edmond Spaho 3 minuta

Flamur Noka 3 minuta

Ludovik Hasani 3 minuta

Oerd Bylykbashi 3 minuta

Agron Shehaj 3 minuta

Petrit Doda 3 minuta

Seanca e Kuvendit nis punimet prej orës 10.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy