Policia italiane në Bibione të Venecias vuri në pranga katër shtetas shqiptarë, pjesë e një bande e cila merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Në banesë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës material 6.5 kg marijuanë, 42 gram kokainë, dy automatikë “Scorpion 765” prodhim çek.
Prokuroria e Pordenones ka urdhëruar ndalimin e 4 shqiptarëve: Sokol Pali, 32 vjeç; Hysni Sheshi, 37 vjeç, Ilirjan Isufi, 35 vjeç dhe Anisa Mema, 30 vjeçe.



