Softa: Është krijuar një model i keq, sipas të cilit konfliktet zgjidhen me dhunë. Koncepti i sigurisë duhet të nisë tek arsimi parashkollor (VIDEO)

Softa: Është krijuar një model i keq, sipas të cilit konfliktet zgjidhen me dhunë. Koncepti i sigurisë duhet të nisë tek arsimi parashkollor (VIDEO)

Një konflikt i çastit ka ndodhur mes dy nxënësve në shkollën e mesme të Cakranit të Fierit. Një 17 vjeçar goditi me thikë në krah bashkëmoshatarin e tij.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se një pjesë të përgjegjësisë për dhunën mes të miturve në shkolla e kanë institucionet publike dhe një pjesë tjetër, familja.

Drupal Ad

Sipas Softës, në vendin tonë është krijuar një model i keq, sipas të cilit çdo konflikt zgjidhet me dhunë.

Vazhdojnë të përdorin mjetet të forta dhe dhunë fizike në ambientet e shkollës dhe përreth shkollës.

Një pjesë e përgjegjësisë bie mbi institucionet shtetërore, por edhe tek familjet. Kjo dhunë ka lindur fillimisht në rrjetet sociale, dhe ka vijuar me plagosjen në shkollë. Kemi të identifikuar autorin. Kanë qenë dy mësuese që kanë parë skenën e dhunës.

Çfarë duhet të bëjmë për të parandaluar ngjarje të tillë. Dhuna nis nga Parlamenti, nga këngëtarët, në familje, tek adoleshentët. Duket si model i keq, që të gjitha konfliktet duhet të përfundojnë në dhunë. Nuk ka rrugë institucionale, që një nxënës t’i drejtohet mësuesit, drejtorit e më tej. Një pjesë e nxënësve mbajnë sende të forta, kaçavida.

Softa thotë se është pro mbylljes apo kufizimit të fëmijëve ndaj rrjeteve sociale megjithëse shton se ka nisma të tera që mund t’i shërbenin zgjidhjes së situatës.

Jam për mbyllje apo dhe kufizim të këtyre rrjeteve. Mund të ketë dhe nisma të tjera se janë më të rëndësishme sesa t’i mbyllim. Institucione, policia, shërbimi informativ mund t’i kontrollojë këtë rrjete.

Sipas Softës, koncepti i sigurisë duhet të nisë tek edukimi parashkollor.

Duhet të certifikohet elementi siguri. Nuk mund t’i mbajmë fëmijët të mbyllur si në burg. Nuk mund t’i rrethojmë me hekura, me oficerë policie, me dedektorë se do t’i trembim.

Duhet të fillojë edhe koncepti i sigurisë tek edukimi e tyre, kjo duhet të nisë tek sistemi parashkollor. Duhet të flasim për rreziqet, duhet të merremi me ta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy