Ulje temperaturash dhe reshje bore në zonat malore, parashikimi i motit sot

Ulje temperaturash dhe reshje bore në zonat malore, parashikimi i motit sot

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë verilindore do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave në territorin shqiptar.

Për sa i përket motit zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta kthjellimesh ndërsa zonat malore do të mbizotërohen nga vranësira dhe reshje dëbore, më të theksuara në zonat Juglindore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë kushtet atmosferike në vend, por vijojnë temperaturat e ulëta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar të tyre duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy