
Dyqani i njohur i bizhuterive të çmuara, “Dior” në Champs-Elysees ka denoncuar një dëm me vlerë 1 milion euro e gjysmë gjatë protestës së “jelekëve të verdhë” të shtunën. Rreth 500 mijë euro është vlera e bizhuterive të vjedhura, ndërsa rreth 1 milion euro janë dëmet në mjediset e dyqanit.
Policia po verifikon përmes pamjeve të regjistruara në kamera, nëse vjedhja është kryer nga manifestuesit apo hajdutë të infiltruar mes protestuesve për të realizuar vjedhjen pa rënë në sy.
Ndërkohë, një tjetër dyqan luksi jo shumë larg “Dior”-it, “Louis Vuitton” po vlerëson ende dëmet.
Deri tani, dy persona janë ndaluar si të dyshuar në lidhje me vjedhjet dhe dëmet.



