
Gazetari Blendi Fevziu tha mbrëmjen e sotme në emisionin të Pa Ekspozuarit në MCN Tv se i kishte bërë përshtypje mënyra se si diskutohej në tryezën për Presidentin. Ai tha se nuk kishte parë asnjëherë një diskutim aq banal, aq amatoreske. Po ashtu gazetari theksoi se Presidenti tashmë është një person politik i lënë me brekë dhe kanatjerë.
Më bëri përshtypje diskutimi i parë për tryezën për Presidentin, i kam ndjekur që nga 2002. Tryezat kanë pasur një farë seriozititeti. Mënyra si diskutohej ishte aq banale, aq amatoreske, aq sa mendova aq sa e kanë ulur nivelin e Presidneti ,atë niveli bisede meritonte.
Si do të jetë presidenti? Do të zgjedhim një njeri në fund të karrierës politike si Mosiu apo njerëz me ambicie. Kemi folur për një president më të ri në moshë, me një përqasje më të mirë ndërkombëtare se gjë tjetër ai nuk ka . Ai është shef protokolli, është një person politik i lënë me brekë dhe kanatjere. Edhe propozimet për drejtësinë i vijnë nga institucionet e specializuara.
Rama duhet të ulej vetënë tryezë po shfrytëzoi rastin dhe tha nuk e di kush është kryetari.



