Franca gati planin për masat lehtësues

Franca gati planin për masat lehtësues

Pas betejës së ashpër me virusin Covid-19 dhe shifrave të frikshme të të infektuarve dhe jetëve të humbura, situata në Francë ka nisur të qetësohet.

24 orët e fundit, vendi ka regjistruar 369 vdekje të reja, të cilat e kanë çuar në 22,614 numrin total të tyre.

Raste të infektuara me koronavirusin janë 161,488, ndërsa 4,725 prej tyre janë paraqitur në gjendje të rënduar shëndetësore.

Për këtë arsye, kryeministri francez Edouard Philippe ka bërë të ditur se këtë të martë do të paraqesë planin e qeverisë për të lehtësuar masat kufizuese në Asamblenë Kombëtare të Francës.

Ky lajm është konfirmuar për CNN nga zëdhënësi i qeverisë franceze.

Masat kufizuese, të cilat nisën më 17 mars, planifikohet të hiqen në datën 11 maj.

Kështu, Franca është gati t’i kthehet pak nga pak jetës normale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy