Specialët shqiptarë dhe amerikanë “lirojnë pengjet”

Specialët shqiptarë dhe amerikanë “lirojnë pengjet”

Forcat shqiptare të reagimit të shpejtë demonstruan ndërhyrjen në rastin ekstrem të pengmarrjes. Gjithçka u zhvillua në përfundim të trainimit 3-javor ndërmjet RENEA-s, forcave të Batalionit Special të Ministrisë së Mbrojtjes në bashkëpunim me Forcat Speciale Amerikane.

Reagimi i shpejtë në rastet e pengmarrjeve u demonstrua këtë të enjte në Akademinë e Arteve nga Forcat Speciale të Ushtrisë dhe Policisë. Ky demonstrim u zhvillua në përfundim të trajnimit 3 javor të zhvilluar ndërmjet RENEA-s, forcave të Batalionit Special të Ministrisë së Mbrojtjes në bashkëpunim me Forcat Speciale Amerikane. Por kjo stërvitje merr shkak edhe nga ngjarjet dhe situatat më të fundit në rajon dhe më gjerë. Kësisoj, ky demonstrim ka pasur për qëllim të tregojë bashkëpunimin mes ushtrisë dhe policisë përsa u përket rasteve të pengmarrjeve dhe situatave të vështira. Leksionet dhe praktika e amerikanëve u kanë shërbyer specialëve shqiptarë në reagimin sa më të shpejtë. Kështu, në orën 15.00 të së enjtes Akademia e Arteve u shndrrua në ambient stërvitjeje, ku morën pjesë edhe personalitete të larta të ushtrisë amerikane.

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe drejtues të Batalionit Special të Ministrisë së Mbrojtjes ishin përfaqësues nga pala shqiptare. Të ndarë në grupime të vogla, nga 5 deri në 10 efektivë, RENEA dhe specialët e Ushtrisë demonstruan lirimin e pengjeve dhe arrestimin e pengmarrësve. Nga ky trainim 3 javor, mësohet se amerikanët janë shprehur të impresionuar nga përvoja dhe ekspertiza e specialëve shqiptarë. Përsa i përket reagimit për shpëtimin e pengjeve, arrestimin e pengmarrësve dhe shmangjen e rrezikut të shtuar në rastet e vështira, forcat shqiptare të reagimit të shpejtë tashmë janë të pajisur me armatimin dhe mjetet më moderne me të cilat operohet sot në Europë, Amerikë dhe më gjerë. Në kuadër të pjesmarrjes në NATO, ushtarët shqiptarë kanë marrë vlerësimet maksimale prej eprorëve që udhëheqin misionet.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy