Këlliçi: Grantet e Durrësit para zgjedhjeve janë blerje vote

Këlliçi: Grantet e Durrësit para zgjedhjeve janë blerje vote

Belind Këlliçi thotë se grantet e qeverisë pak ditë para zgjedhjeve për banorët e Durrësit që iu dëmtuan shtëpitë nga tërmeti, një lajm i publikuar në MCNTV, është një aferë e pastër e blerjes së votave. I ftuar në edicionin e lajmeve të MCNTV, Këlliçi, i cili është kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe njëkohësisht edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, shprehet se atë që ka ndodhur e ka mësuar pas zgjedhjeve.

“Është blerje e votës në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kur ma thanë për herë të parë mendova se nuk ishte e vërtetë. Unë vetë kam denoncuar dhjetra familje që janë pa çati dhe nuk kanë marrë atë që u takon. Arsyeja kryesore përse ndodh kjo është se këto familje nuk janë votues të partisë socialiste. Vetëm në javën e fundit e kam marrë vesh këtë që po ndodh.

Unë kam hyrë në shtëpi që janë të rrënuara dhe rastis të jenë qytetar që nuk kanë marrë asgjë prej shtetit. Ka edhe të tjerë që nuk kanë asnjë dëmtim, por vetëm se janë votues të ps-së kanë marrë shpërblim,”-u shpreh ai.

Edhe pse janë njohur nga ambasada amerikane Këlliçi thotë se zgjedhjet kanë qenë të cënuara. Madje ai jep edhe një shembull përse mendon kështu.

“Edhe në 2016 në Dibër ambasada amerikane i njohu zgjedhjet, por më pas u zbulua masakra. Problemi që është sot është pandëshkueshmëria. Janë kërcënuar mësuesit, administrata për vendet e punës, por askush nuk mban përgjegjësi. Ka një proces zgjedhor ende të hapur. Janë mbi 80 mijë vota të pavlefshme, që mund të ndryshojnë vullnetin e popullit. Unë garantoj diçka që çdo denoncim do ta bëjmë publike dhe do ta referojmë te organet kompetente,”-deklaroi ai.

Kur u pyet nëse Basha duhet të japë dorëheqjen Këlliçi e pranoi se duhet parë pozicioni i të gjithëve pas zgjedhjeve, por fillimisht sipas tij duhet të mbyllet procesi.

“Unë mendoj se do riparë pozicioni i të gjithëve. Partisë Demokratike tani i shërbën një analizë e thellë për këto zgjedhje. Le të ketë një garë dhe kush votohet le të dalë dhe të marrë drejtimin. Por fillimisht duhet një analizë dhe më pas një proces transparent,”-tha ai.

Në fund Këlliçi tha se i qëndron besnik djegies së mandateve pavarësisht se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ishte në koalicion me PD-në për zgjedhje, tha se kishin gabuar me këtë strategji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy