Ka qenë një dëmtim i ligamentit të këmbës gjatë orës së fiskulturës arsyeja që e ka çuar në spital 15-vjeçaren Blerta Pepa. Nxënësja e gjimnazit “Çajupi” iu nënshtrua një operacioni që konsiderohet jo i rrezikshëm, por nuk mundi të dalë e gjallë nga salla e spitalit privat ku u bë ndërhyrja.
Burime për Tema TV bënë të ditur se vajza është fëmija i tretë i një familjeje të thjeshtë në Tiranë. Ata kanë paguar 1800 euro për operacionin që supozohej se do t’i riparonte të bijës dëmtimin në këmbë, por që i kushtoi jetën.
15-vjeçarja ka qenë pak vite më parë konkurrente e talent-showt muzikor “Gjeniu i vogël”.



