Kolegji shkarkon gjyqtarin Astrit Faqolli

Kolegji shkarkon gjyqtarin Astrit Faqolli

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht  gjykatësin pranë Gjykatës në Rrethin Gjyqësor të Tiranës, Astrit Faqolli.

Nga hetimet e kryera nga KPA-ja, rezulton se subjekti vlerësues ka probleme me kriterin e pasurisë, ku të dhënat e deklaruara nuk përputhen me ato reale.

Më parë, gjyqtari në fjalë u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por ky vendi u apelua nga Komisioneri Publik, veprim ky që  solli më pas edhe përjashtimin e tij nga sistemi i drejtësisë.

Astrit Faqolli ka deklaruar se në 2011, ka shpenzuar 3 milionë lekë për ndërtimin e një objekti por sipas KPK kjo shumë nuk përputhet me atë të faturave. Gjithashtu Faqolli rezulton me hua të marrë nga shtetasi I.Rr. 1 milion lekë. Gjyqtari deklaron një apartament 83.8 m2 te 'Ali Demi' në Tiranë por edhe për këtë ka mospërputhje me deklarimin e 2006. Në 2006 është shprehur se ka marrë hua tek kunati, hua të cilën nuk e ka deklaruar pasi e kishte shlyer tanimë.
Për dy huat e marra, sipas deklarimeve rezulton se gjyqtari nuk ka pasur mundësi t’i këtë shlyer. Në pasurinë e tij, Faqolli numëron edhe një makinë tip Benz, vlera e të cilit i kap 5 mijë eurot, por blerja e mjetit justifikohet nga KPK.

Gjithashtu, sipas KPK-së, Faqolli nuk deklaroi dy llogarive të bashkëshortes, raporti i DSIK ishte një tjetër pikë ku u cënua, pasi theksohej se ai është i papërshtatshëm për të qenë gjyqtar dhe plotësimi i deklaratës ishte bërë duke përdorur lekë të vjetra, çka është e ndaluar në një dokument zyrtar. Por, pavarësisht këtyre problemeve që u konstatuan, KPK-ja e kaloi vitin e kaluar, ndërsa sot u shkarkua nga Kolegji përfundimisht. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy