Qamil Haxhiu, babai i Laert Haxhiut nga studio e MCN Live, foli për arrestimin e të resë Klea Gjata dhe sekuestrimin e makinës së saj GLK, për të cilën thuhet se është e dashura e të birit, nuk e mohon por thotë se nuk ka dijeni.
Hera e parë që e kam parë këtë vajzë, kur i kanë sekuestruar makinën, nuk di që djali im të ketë lidhje jashtëmartesore dëshira është gjë e madhe.
Dashurinë nuk munda ta mohoj. Nuk jam që djali të shkatërroj familjen, dua të shikoj gruan, vajzën e vetë dhe ti mbyllë këto.
Mbasi të dalin provat le të thonë ja djali jot kush është. Kur ndërrojnë kryeministrat dhe presidentët gratë, nuk besoj se djali im të ketë probleme me shtetin.
Në vijim ai nuk pranoi të tregoj se me çfarë erdhi në televizion, duke shtuar se askush nuk duhet ti marrë vesh njeri lëvizjet e tij.
Telefonat që nuk i njoh nuk i përgjigjem. Si mund të qëndroj këtu më? Destinacioni im është në shtetin që mund të gjej ngrohtësi.
Nuk dua ta lë vendin tim se kam goxha djersë të derdhur në vend. Kam folur me djalin në telefon, kur më merr ai nga burgu.
Ai ka akses që ti marrë gjërat vesh se ka dhe familjen atje, se e shoqja shkon e takon, i çon ushqime, i çon vajzën për ta takuar.



