Asociacioni/ Kurti shkarkoi 4 anëtarët e ekipit menaxhues, Milo: Reagimi emocional i menjëhershëm, jo në logjikën e diplomacisë (VIDEO)

Asociacioni/ Kurti shkarkoi 4 anëtarët e ekipit menaxhues, Milo: Reagimi emocional i menjëhershëm, jo në logjikën e diplomacisë (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, i konsideroi si reagime emocionale ato të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shkarkimet e katër anëtarëve serbë të ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Milo thekson se Kurti mund të mjaftohej vetëm kundërshtimin e tezave dhe qëndrimeve, por jo ta zhbënte ekipin negociues. Milo vë po ashtu në dukje se Kosova mund të përballojë momentalisht trysni të tjera diplomatike.

Janë reagime të momentit, janë reagime emocionale, jo të pjekura prej një shtetari, i cili duhet të marrë parasysh edhe rrjedhojat që mund të vijnë nga një deklaratë apo qëndrim i nxituar. Kurti me të drejtën e vetë emocionale për të mos u pajtuar me propozimet e bëra nga ky grup negociator me statutin e Asociacionit, bëri një hap më tutje duke kaluar në ekstremin tjetër. Duhet patur kujdes se ja cilat janë reagimet. Kosova nuk mund të përballojë trysni të tjera diplomatike. Ka të tjera probleme thelbësore, mund të mos shkonte deri aty sa ta zhbënte ekipin negociues, por të kundërshtonte tezat, qëndrimet e tij, dhe me kaq të mjaftohet. Nuk është se do të vendosnin ata 4 serbë. Ata dihej që do mbronin Serbinë. Përkundër propozimeve të tyre qeveria e Kosovës duhet të paraqiste alternativën e vet. Reagimi emocional i menjëhershëm s’është në logjikën e diplomacisë. Jam një nga ata që ka shprehur skepticizëm duke njohur palët dhe interesat. Asociacioni është kushtëzuar nga dy marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, që janë nënshkruar dhe ndërkombëtarët i mbajnë si fakt që duhen respektuar. Nëse ndodh ndryshe krijon precedentë të rrezikshëm dhe qeveritë nuk respektojnë detyrimet ndërkombëtare në bazë të marrëveshjeve që kanë nënshkruar. Ka një logjik në këtë mes, prandaj ndërkombëtarët, edhe dje edhe sot, Escobar dhe të tjerët kanë deklaruar që duhet të bëhet Asociacioni”.

Sa i takon deklaratave të Moskës dhe Kievit, Milo i sheh si retorika kërcënuese se sa synime për përshkallëzim të luftës në kufij të pakontrollueshëm. Milo shton se palët kërkojnë të kapin një pozitë sa më maksimaliste kur të ulen në tryezën e negociatave.

Ka më shumë retorike kërcënuese se sa synime për përshkallëzim të luftës në kufij të pakontrollueshëm. Nuk e besoj se përshkallëzon sepse askush s’del i fituar. Gjithë këto veprime taktike kërkojnë të kapin një pozitë sa më maksimaliste për negociatat që një ditë do të vijnë, që këto palë të shkojnë me pozita sa më të përforcuara, me letra sa më me vlerë, për të fituar në kompromisin e ardhshëm. Unë mendoj që palët në një moment të fundit, është ende herët për ta thënë, do ulen në tavolinë, do bëjnë kompromiset e tyre, që nuk janë ato pozita që palët sot mbajnë, qoftë përmes deklaratave, qoftë përmes arritjes së pozicioneve në terren”.

Sa i përket zhvillimeve në Turqi, Milo tha se nëse fiton kandidati opozitar do të ketë ndryshime në politikën e brendshme dhe të jashtme, sidomos në marrëdhëniet e Ankarasë me NATO-n dhe SHBA-të.

I kam ndjekur me vëmendje debatet dhe fushatën elektorale. Sondazhet e fundit që janë bërë në lidhje me rivalitetin e dy pretendentëve kryesorë, diferenca është e vogël. Diferenca më maksimale është deri në 3 për qind. Nëse fiton Erdogani s’ka ndonjë ndryshim thelbësor në politikën e Turqisë, qoftë të brendshme, qoftë të jashtme. Erdogan është autor i një regjimi që ai e ka vendosur vet, për rrjedhojë ai do t’u qëndrojë besnik atyre linjave dhe politikave që kanë vulën e tij. Prandaj mund të ketë ndryshime kozmetike, taktike, për të ndryshuar çka mund të ndryshohet. Erdogan ka instaluar një regjim, që ose ikën me Erdoganin, ose mbetet për t’u kalçifikuar. Nëse fiton kandidati opozitar, analistët parashikojnë që jo vetëm do ketë ndryshime në politikën e brendshme, por edhe në politikën e jashtme. Mendoj që do ketë dy akse që mund të ndryshojnë, e para politika ndaj Rusisë, dhe politika ndaj SHBA-ve dhe NATO-s. Erdogan ka devijuar herë pas here nga kursi perëndimor në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke sfiduar shpesh herë marrëdhëniet e SHBA-ve dhe NATO-s, dhe është përpjekur të ndërtojë një profil të vetit. Nëse fiton kandidati i opozitës do ketë më shumë frymë demokratike në vend dhe do ketë mesazhe dhe qëndrime të reja për rolin e Turqisë në politikën ndërkombëtare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy