Shtatzënia e Fjolla Morinës, një sajesë. Mjeku që lëshoi raportin, nën akuzë

Shtatzënia e Fjolla Morinës, një sajesë. Mjeku që lëshoi raportin, nën akuzë

Këngëtarja Fjolla Morina, e cila dy ditë më parë u kap në Pikën Kufitare të Morinës me armë zjarri pistoletë, një pistoletë çakmak dhe 23 fishekë luftarakë, ka dalë para trupit gjykues për masën e sigurisë.

Organi i akuzës ka kërkuar që në seancë të paraqitet mjeku gjinekolog që të vërtetojë shtatzëninë e pretenduar prej saj, pasi e konsideroi të pamjaftueshme një eko të thjeshtë.

Pas një kontrolli të dytë rezultoi se Morina nuk është shtatzënë, ndyshe nga sa ka pretenduar.

Një konkluzion i tillë çon në ndjekjen penale për falsifikim dokumentesh të mjekut që ka dhënë raportin sipas të cilit ajo ishte shtatzënë.

Për Morinën u kërkua masa e sigurisë "arrest me burg" dhe një garanci pasurore 5 milionë lekë. Por gjykata vendosi arrest shtëpie.

Më 19 shtator, Morina udhëtonte nga Kosova në Shqipëri me biznesmenin Fisnik Syla dhe Fitim Mujin. Pas kontrollit, ajo është shprehur se nuk e dinte që kishte armë me vete.

Ajo ka përjashtuar që në lidhje me këtë të kenë pasur dijeni dy personat me të cilët udhëtonte.

Ndaj tyre, gjykata vendosi “arrest në burg” me afat 30 ditë për Fisnik Sylën, biznesmenin që ishte me të në makinë dhe për shoferin e Fitim Mujin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy