Provimet e Maturës, sot testimi për lëndën e matematikës

Provimet e Maturës, sot testimi për lëndën e matematikës

Këtë të premte rreth 34 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të tretë të Maturës Shtetërore atë të lëndës së Matematikës. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 12.30.

Ashtu si një vit më parë edhe këtë vit maturantët do të zbatojnë rregullat anti-COVID, kjo për shkak të situatës pandemike në të cilën ndodhemi, ku në një klasë nuk do të ketë më shumë se 10-15 maturantë.

Në mënyrë kategorike është i ndaluar përdorimi i telefonit gjatë zhvillimit të provimit dhe nëse identifikohet e kundërta, maturanti duhet të mbajë përgjegjësinë e veprimeve të veta.

Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë). Më 15 qershor maturantët do të zhvillojnë provimin e lëndës me zgjedhje.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka dhënë një mesazh inkurajues për maturantët.

Ajo shprehet se suksesi i maturantëve në marrjen e dijeve është qëllimi më i lartë, ndërsa shprehet se meritokracia dhe arritjet e larta në dije janë pjesë e qëllimit madhor.

‘Nesër do të zhvilloni provimin e radhës. Dua t'ju siguroj se nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer. Tashmë, suksesi është vetëm në dorën tuaj, prandaj kini besim në vetvete! Meritokracia dhe arritjet tuaja të larta në dije janë pjesë e qëllimit tonë madhor! Ju uroj shumë suksese të gjithëve!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy