Covid, Polonia nis vaksinimin e fëmijëve nga 7 qershori

Covid, Polonia nis vaksinimin e fëmijëve nga 7 qershori

Polonia do të nisë vaksinimin e grupmoshave nga 12 deri në 15 vjeç duke filluar nga 7 qershori.

Të premten, Komisioni Europian miratoi vaksinën Pfizer / BioNTech për këtë grupmoshë pasi Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha se vaksina ishte e sigurt dhe efektive.

“Për shkak të vendimit nga Agjencia  Europiane e Barnave dhe rekomandimit të Këshillit Mjekësor, ne kemi vendosur që nga 7 qershori të fillojmë vaksinimin e fëmijëve të moshës 12 deri në 15 vjeç.”

Ministri i Shëndetësisë Adam Nijilsky gjithashtu tha se që nga sot, Polonia është pjesë e programit të BE-së për një certifikatë të Covid, e cila synon të lehtësojë udhëtimet brenda Bashkimit Europian.

Kështu Polonia bëhet një nga shtatë vendet kryesore që do të jenë pjesë e programit, i cili zyrtarisht do të fillojë në 1 korrik, tha ministri polak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy