
Policia e Lezhës ka sekuestruar 9 mina dhe një sasi materiali eksploziv pas një hetimi disajavor. Dy të rinj janë vënë në pranga, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Etalon”.
Njoftimi i policisë
Më datë 10.05.2017, nga Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune hetimore disa javore ndjekur me metoda speciale të hetimit , u finalizua me sukses operacioni i koduar " Etalon " ku si rezultat i tij u sekuestruan :
- 9 mina me telekomandë të paisura me telefon për shpërthim në distancë
- 1 çantë sportive
- 1 kallëp lëndë shpërthyese (tritol)
- 4 magneta
- tela , kaçavida etj.. materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave
U arrestuan në flagrancë shtetasit :
- F.Ç , 21 vjeç , banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja",
- S.K , 18 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi E.T. 30 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpuntor në këtë veprimtari kriminale "Trafikimi i armëve dhe municioneve" si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorëve të tjerë.
Vijojnë hetimet për të zbardhur qëllimin e prodhimit dhe të përdorimit të minave për shpërthim në distancë.
Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale "Trafikimi i armëve dhe municioneve" kryer në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 278/a dhe 25 të Kodit Penal.



