Donald Trump bën një deklaratë të fortë lidhur me Europën dhe qëndrimin e tij ndaj Rusisë, Vladimir Putinit dhe situatës së brendshme në SHBA disa orë pas Samitit të Londrës për Ukrainën.
Duke këmbëngulur në politikën e tij kundër emigracionit, Presidenti amerikan me anë të një postimi në rrjetin social Truth kërkoi që amerikanët të shqetësohen më pak për Putinin dhe më shumë për emigrantët që sipas tij përdhunojnë, drogojnë dhe vrasin.
Ne duhet të shpenzojmë më pak kohë duke u shqetësuar për Putinin dhe më shumë kohë duke u shqetësuar për bandat e përdhunuesve, bosëve të drogës, vrasësve dhe njerëzve nga institucionet mendore që vijnë në vendin tonë që të mos përfundojmë si Europa!
Ndryshimi i qasjes së Trump ndaj luftës dhe Rusisë u reflektua dukshëm në mënyrën e papërshtatshme që ai iu drejtua presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Përplasja e paprecedentë publike rezultoi në largimin e Zelensky nga Shtëpia e Bardhë pa nënshkruar marrëveshjen për tokat e rralla.
Kthimi i Trump drejt Putinit ka ndezur kambanat e alarmit në të gjithë Europën, si dhe në Partinë Demokratike të SHBA-së, e cila ka shprehur shqetësime për sigurinë kombëtare.



