Përplasje me armë mes dy grupeve në Kosovë, një i vrarë e dy të plagosur

Përplasje me armë mes dy grupeve në Kosovë, një i vrarë e dy të plagosur

Një përplasje mes dy grupeve ka ndodhur në Lipjan të Kosovës, ku ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë. Policia e Kosovës bën me dije se ngjarja nisi fillimisht me një konflikt verbal, fizik e më pas përfundoi duke përdorur armët. Dy të dyshuar qëlluan me armë në drejtim të tre personave, ku njëri prej tyre nuk u mbijetoi plagëve. Dy të plagosurit po marrin mjekim në spital, ndërsa të dyshuarit janë ende në arrati.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rasti i cili është cilësuar si vrasje e rëndë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy