Ka startuar festivali i kinematografisë në kanë dhe pa dyshim nën masa të rrepta sigurie, pasi ekziston frika për sulme të mundshme terroriste.
Franca ka qenë në gjendje sigurie që prej nëntorit 2015 kur sulmet terroriste në Paris lanë të vdekur 130 persona.
Pikërisht të pranishmit janë hasur me momente paniku pasi një cantë e dyshimtë ka bërë që të shpërthejë alarmi i sigurisë. Si pasojë agjentët e sigurisë kanë evakuuar me qindra persona nga teatri Debussy.



