Transporti urban, Sulejmanaj: Përgjegjësinë për zbatimin e masave duhet ta mbajnë vetë udhëtarët (VIDEO)

Transporti urban, Sulejmanaj: Përgjegjësinë për zbatimin e masave duhet ta mbajnë vetë udhëtarët (VIDEO)

Rikthimi në funksion i transportit publik shton mundësitë e rritjes së rasteve të reja me koronavirus. Për kryetarin e Shoqatës së Transportit Qytetas e Rrethqytetas, Eneo Sulejmanaj, zbatimi i masave parandaluese duhet të jetë përgjegjësi e vetë qytetarëve. Në studion e lajmeve në TvT, Sulejmanaj tha se protokolli që ka përcaktuar Ministria e Shëndetësisë është i pamundur për t’u zbatuar.

Ne nuk kemi të punësuar për të matur largësitë. Nuk kemi marrëveshje, as komunikim zyrtar. Distanca 1 metër dhe kapaciteti 70% është e pamundur. Përgjegjësia duhet të mbetet te individi, si në vendet e Europës”, tha ai.

Sulejmanaj tha se protokolli që ka propozuar shoqata është shumë më i sigurt edhe për stafin e punonjësve të transportit urban.

Sulejmanaj bëri thirrje për rihapjen sa më të shpejtë të shërbimit të transportit publik si dhe ndihmën që duhet t’u ofrojë shteti punonjësve të tij.

Për ne sa më shpejt, që nesër duam të rikthehemi. Duhet që ky sektor të ndihmohet. Tani ka vajtur aty ku nuk mban më”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy