Pedagogu i shkencave politike, Shpend Gashi thotë se Volodymyr Zelensky ka më shumë se një vit që kërkon ndihmë, armatime, ndërhyrjen e forcave të NATO-s se e sheh që nuk i bën dot ballë ushtrisë ruse, fakti që Ukraina po bie hap pas hapi.
Duke folur në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se fakti i pompimit të vizitës së Zelensky-t në Europën Juglindore, është shmangie ndaj disfatës që Ukraina ka marrë, ndërkohë që Ukraina kërkon ndihmë.
Gjatë samitit në Tiranë, kërkoi që të prodhohen këtu armë. Mua më intereson të hapen vende pune në Shqipëri.
Shoqatat dhe institucionet që merren me investimet e këtyre megalo-projekteve.
Fakti që perëndimi po tenton të financojë sa më shumë Ukrainën, nuk është për të fituar luftën, se perëndimi e ka të qartë se lufta nuk mund të fitohet kundër Rusisë.
Të vërtetën do e shohim kush do mundi kë. Arritja e perëndimit është që ta ulë Zelenskyn në terma të fuqishme për negociata.
Perëndimi dhe Ukraina do të detyrohen të ulen në tryezën e bisedimeve, për të bërë një negocim territorial.
Ata mund të negociojnë vetëm në momentin që garantohen që të gjitha zonat pro ruse, të jenë në vetë administrim brenda Ukrainës.
Rusia vetëm ka avancuar, kjo luftë është propagandë e paparë, edhe pse po humbin jetë njerëzish.
Vuçiç nuk ka fituar pikë me këtë samit, pasi luan për llogari të perëndimorëve.



