Ka pritur dhe përcjellë tre kryeministra, macja Larry mirëpret Liz Truss

Ka pritur dhe përcjellë tre kryeministra, macja Larry mirëpret Liz Truss

Macja e Downing Street, Larry, që ka pritur dhe përcjellë tre kryeministra britanikë, është gati t’i japë mirëseardhjen edhe kryeministres së re të Konservatorëve Liz Truss.

Mediat britanike i kushtojnë artikuj maces 15-vjeçare që është në Downing Street që nga viti 2011.

Madje ajo u citua në fjalimin e lamtumirës të Johnson:

Nëse Dylan (qeni) dhe Larry (macja) munden t’i tejkalojnë vështirësitë, ashtu mundet edhe Partia Konservatore. Faleminderit votuesve britanikë, që më dhatë shansin t’u shërbej”.  

Larry, ka takuar disa nga udhëheqësit më të njohur botërorë, ku ka qenë kryesisht jomiqësore me burrat, ku përjashtim bën vetëm ish-Presidenti amerikan Obama.

Macja e cila dikur ishte endacake, u rekrutua si “nëpunëse” nga kryeministri David Cameron në 15 shkurt 2011, për të menaxhuar një tufë minjsh që u shfaqën pranë rezidencës. Që prej asaj kohe ajo është kthyer në një prej banoreve më jetëgjata të rezidencës së kreut të qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy