Maqedoni, zv.kryeministri Osmani: Ligji për gjuhët para deputetëve më 13 shtator

Maqedoni, zv.kryeministri Osmani: Ligji për gjuhët para deputetëve më 13 shtator

Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane në Maqedoni, Bujar Osmani deklaroi ditën e sotme se pret që Ligji për përdorimin e gjuhëve, të paraqitet para deputetëve më 13 shtator dhe të marrë mbështetjen nga të gjitha partitë politike.

“Informatat tona janë se do të vihet në rend dite diku më 13 shtator dhe presim shpejtë të miratohet sepse ligji është me shenjë evropiane. Këtu procedurat janë të definuara. Presim dhe bëjmë thirrje të gjitha partitë politike të votojnë pozitivisht për këtë ligj sepse konsideroj se kështu në mënyrë më të mirë do të bëjmë avancim të madh në pjesën e Marrëveshjes kornizë e cila është miratuar dhe nënshkruar nga të gjitha partitë politike, ndërkaq edhe do të tregojmë vullnet për bashkëjetesë dhe pranim të dallueshmërive”, deklaroi zëvendëskryeministri Osmani.

Deklarata e tij erdhi në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve para fillimit të mbledhjes së Komitetit të punës për integrime evropiane.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy