
Nga dita e sotme deri më datën 20 Gusht në Prishtinë mbahet seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën organizuar nga Universiteti i Prishtinës dhe ai i Tiranës. Lidhur me këtë aktivitet, Shkumbin Munishi, Drejtor i seminarit për gjuhën Prishtinë-Tiranë tha përmes një lidhje “Skype’ me studion e lajmeve në MCN Tv se ky seminar është një ngjarje e rëndësishme që ka si qëllim të mbledhë rreth vetes dashamirës të gjuhës shqipë ashtu sikurse të huajt. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Munishi tha se temat që trajtohen në seminar janë aktuale.
Është ngjarje e rëndësishme që ka qëllim të mbledhë rreth vetes dashamirës të shqipes e sidomos të huajt, që futen dhe në ujërat e albanologjisë.
Varet nga këndvështrimi, kontaktet e shqipes është tema boshtit e seksionit të gjuhësisë. Në fushën e kulturës kemi temën që ka të bëjë me dis informimin në mediat sociale, me dukuritë që lidhen me këtë fushë. Temat janë aktuale në kontekstit që po jetojmë.
Munishi tha se nuk është mbuluar pjesa mbi problemet e shqipes tek arvanitasit pasi mungojnë studimet e kohëve të fundit.
Ka trajtesa të ndryshme, ne kemi pranuar kumtesat që kanë marrë këto probleme që lidhen me raportin e arbërishtes dhe italishtes, nuk është mbuluar pjesa që lidhet me arvanitasit, lidhet me mungesën e studimeve në kohët e fundit. Studimet që janë janë ato të viteve ’70-‘80. Zhvillimet e vitëeve ‘90 dhe viteve 2000 nuk janë trajtuar si duhet. Ka albanologë që merren me raportin e shqipes dhe arvanitishtes, por është fushë e pashkelur dhe është temë e mirë për studiuesit.
Seminari sjell metoda të reja, qasje të reja. Seminari ka hapur dyert për fustën e fushave të reja. Për vite më rrallë janë trajtuar probleme të ndryshme, e njëjta gjë vlen me problematikat që do trajtohen këtë vit. Kemi studiues nga Greqia, SHBA, gama e studiuesve është e gjerë, dhe vazhdimisht kemi përfshirë albanologët e huaj që merren me çështje të ndryshme.
Të gjitha prurjet e seminarit përmblidhen në vëllimet përkatëse dhe botohen dhe janë të disponueshme. Të arritura e seminarit janë të njohura.
Në seminar gjatë këtyre dite organizojmë dhe kurse të gjuhës shqipe të niveleve të ndryshme. Shumë të huaj që kanë ndjekur kurset e nivelit të parë, gradualisht duke ardhur janë futur më thellë, dhe janë bërë dhe studiues të gjuhës shqipe në botë.
Studiuesit e huaj kanë një paragjykim për shqipen në fillim, por kur përfshihet në aktivitet dhe kanë më tepër qasje atëherë e kuptojnë që shqipja është gjuhë atraktive dhe nëpërmjet mësimit njhen edhe me kulturën.



