Fshati Lazarat ka mbetur pa energji mbrëmjen e së shtunës, pasi kabina elektrike është përfshirë nga flakët.
Sipas informacioneve, mësohet se e gjithë zona është në errësirë, ndërsa grupet e punës kanë dalë në terren për monitorimin e situatës.
Gjithashtu, në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat zjarrëfikëse, për të bërë të mundur normalizimin e situatës.



