
353 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga pushtimi rus i vendit dhe 662 të tjerë janë plagosur.
Këto shifra janë bërë të ditura nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, duke specifikuar se numri më i madh i viktimave është regjistruar në rajonet Donetsk, Kharkiv, Kiev dhe Chernihiv.
Ndërkohë mediat e huaja raportojnë se dy persona u vranë sot në Nikopol pas bombardimeve të forta nga forcat ruse në qytetin e Ukrainës jugore.
Sipas guvernatorit rajonal të Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko, Rusia gjuajti 53 raketa Grad në qytet.



