Një tjetër viktimë si pasojë e Covid-19 është shënuar në Shqipwri.
Mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një taksist 60 vjeçar nga Tepelena.
Ai ishte shtruar prej pesw ditësh në spital. Gjendja e tij është përkeqësuar ditët e fundit dhe si pasojë nuk e ka fituar dot betejën me Covid.
Dje, për 24 orët e fundit ministria e Shëndetësisë, raportoi se ndërruan jetë 5 pacientë me Covid si dhe ishin shënuar 154 raste të reja nga COVID 19, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.



