Itali/ Vdes nga koronavirusi arkitekti i mirënjohur Gregotti

Itali/ Vdes nga koronavirusi arkitekti i mirënjohur Gregotti

Arkitekti i mirënjohur Vittorio Gregotti vdiq këtë mëngjes në Milano. Ai ishte 92 vjeç dhe i shtruar në spital për pneumoni. Lajmi u postua në Facebook nga Stefano Boeri, presidenti i Triennale.

Boeri, duke kujtuar arkitektin Gregotti, tha se ai ishte një "një eseist, kritik, mësues, editorialist, polemicist, njeri i institucioneve, duke mbetur mbi të gjitha një arkitekt, bëri historinë e kulturës sonë. Konceptimi i tij për arkitekturën u shtri në të gjithë tërë botën. Trishtim i madh".

Gregotti lindi në Novara në vitin 1927 dhe u diplomua për arkitekturë më 1952 në Politeknikun e Milanos. Nga viti 1953 deri në 1968, ai zhvilloi veprimtarinë e tij në bashkëpunim me Ludovico Meneghetti dhe Giotto Stoppino.

Më 1974, ai ishte themeluesi dhe u bë presidenti i Gregotti Associati. Ai ishte gjithashtu profesor në Institutin Universitar të Arkitekturës në Venecia e dha mësim në Fakultetet e Arkitekturës në Milano dhe Palermo.

Gjatë veprimtarisë së tij akademike, ai ishte gjithashtu profesor në Universitetet e Tokios, Buenos Aires, Sao Paulo, Lausanne, Harvard, Philadelphia, Princeton, Cambridge (U.K.) dhe në I.I.T. të Kembrixhit (Mass.).

 Punët e tij të shumta përfshijnë, për shembull, riorganizimin e Potsdamer Platz në Berlin, projektet e Teatrit Arcimboldi në Milano, Teatrin e Madh Kombëtar i Pekinit, Kishën e San Massimiliano Kolbe, në Bergamo. Një faqe u hap në "Facebook" në kujtim të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy