Marrëveshjet me Shkupin, Kote: E rëndësishme të mos i zërë pluhuri në sirtare

Marrëveshjet me Shkupin, Kote: E rëndësishme të mos i zërë pluhuri në sirtare

Në mbledhjen e përbashkët të qeverisë shqiptare dhe asaj të Maqedonisë së Veriut në Shkup u nënshkruan 21 marrëveshje. Diplomati Jorgji Kote, gjatë një bisede në studion e lajmeve të MCN TV, thotë se më e rëndësishme se firmosja e marrëveshjeve është zbatimi i tyre, Kote solli shembullin e marrëveshjeve të ngjashme të nënshkruara me Kosovën. Ai theksoi se për zbatimin rigoroz të tyre duhen struktura dhe sekretariate të posaçme.

Këto mbledhje të përbashkëta kanë impakt politik dhe publik. 22 marrëveshjet janë memorandume mirëkuptimi dhe disa marrëveshje. Megjithëse po zhvillohet konferenca e klimës në Kajro, por nuk u prek cështja e mjedisit.  Ne jemi shtete demokratike, por nga liderët tanë po flitet gjithnjë e më pak.

Edhe me Kosovën kemi shumë marrëveshje. Problem është që kaq shumë marrëvjeshje është e pamundur të zbatohen. Duhet të kesh struktura dhe sekretariate. E rëndësishme është të mos harrohen dhe të mos i zërë pluhuri në sirtare. Është çështje hapash, jo datash. Ajo që duhet të bëjmë ne është të përshpejtojmë reformat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy