Luçiano Moxhi feston ditëlindjen e 80

Luçiano Moxhi feston ditëlindjen e 80

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Luçiano Moxhi, sot mbush 80 vjeç, një përvjetor ndryshe për ish-drejtorin e famshëm të Juventusit, i njohur edhe si magjistari i merkatove në Itali.

Ndonëse Moxhi është 9 vite më i madh se Partizani, i themeluar në vitin 1946, klubi i ka varur shpresat e sezonit të ri te puna e tij.

Pas eliminimit nga Liga e Europës, Partizani pritet që t’i nënshtrohet një revolucioni të thellë, i cili do të jetë i gjithi sipas planeve dhe ideve të ish-drejtorit të Juventusit. Për momentin, dashamirësit e “demave” janë gjithë “sy e veshë” nga 80-vjeçari, i cili parashikohet të ndërtojë një Partizan të denjë për t’u kthyer pas çerekshekulli te titulli kampion.

Trajneri Starova ka deklaruar një ditë më parë për “Panorama Sport” se presidenti Demi i ka varur në qafë Moxhit çelësat e klubit dhe se do të jetë ai që do të riorganizojë gjithë strukturat e klubit, si dhe priten goditjet e tij në merkaton e verës.

Gjithsesi, plani i Moxhit te Partizani pritet që të zbulohet pas festimit të ditëlindjes së tij të 80-të.

Ka zëra se në festimin e këtij përvjetori të “Big Luçianos” do të marrë pjesë edhe presidenti i Partizanit, Gaz Demi. Luçiano Moxhi ka lindur më 10 korrik 1937 në Monticiano, provincë e Sienës. Në vitin 1994, nisi epoka “Moxhi” te Juventusi, por sukseset dhe fama e arritur me bardhezinjtë u mbyll me skandalin e “Calciopoli”-it në vitin 2006.

Për përfshirjen në këtë skandal, Moxhi është dënuar përjetë nga të qenit aktiv në futbollin italian, por kjo nuk e pengon që ai të punojë aktualisht në Shqipëri. Përpara punës te Juventusi, drejtori i përgjithshëm i Partizanit ka bashkëpunuar me Torinon, Napolin, Romën dhe Lacion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy