Ligjet e reja, Putin vë në shënjestër mediat sociale amerikane

Ligjet e reja, Putin vë në shënjestër mediat sociale amerikane

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshrkuar të mërkurën një seri ligjesh që i japin Rusisë Rusisë kompetenca të reja për të kufizuar gjigantët e mediave sociale të SHBA, etiketimin e individëve "agjentë të huaj" dhe për të goditur zbulimin e të dhënave personale të zyrtarëve të saj të sigurisë. Ligjet, të cilat njëkohësisht paraqesin kufizime të reja për protestat, vijnë pas reformave kushtetuese që lejojnë Putinin, 68 vjeç, të qëndrojë për dy mandate të tjera gjashtë-vjeçare në Kremlin.

Reforma të tjera të tilla si imuniteti i garantuar përjetë për ish-presidentët, të cilët i shpëtojnë ndjekjes penale, i kanë bërë analistët të hamendësojnë për planet e tij pasi lidhjet e Moskës me Perëndimin janë tensionuar pas helmimit të opozitarit të Kremlinit, Alexei Navalny. Një nga ligjet e së mërkurës i mundëson Rusisë bllokimin ose kufizimin e hyrjes në faqet që "diskriminojnë" mediat e saj, pjesë e një fushate nën Putinin për të rritur "sovranitetin" e Rusisë në internet, që ka nxitur frikën e kontrolleve të stilit kinez. Tuiteri aktualisht i etiketon disa media ruse "media të lidhura me shtetin", një lëvizje e qortuar nga Moska.

Një ligj tjetër parashikon gjoba të majme deri në 20% të xhiros së bërë në Rusi gjatë vitit të kaluar për faqet që dështojnë të heqin përmbajtjen e ndaluar, diçka që YouTube dhe Facebook shpesh nuk kanë arritur ta bëjnë sipas ligjvënësve rusë. Një ligj i tretë ndalon zbulimin e të dhënave personale të zyrtarëve rusë të sigurisë, të dhëna që ndonjëherë rrjedhin në internet dhe janë përdorur nga gazetarët hulumtues për të ndjekur operacionet klandestine.

Në fillim të këtij muaji, faqja hetimore Bellingcat përdori të dhëna fluturimi dhe të dhëna të tjera për të identifikuar një grup agjentësh të Shërbimit Federal të Sigurisë, të cilët Navalny i ka akuzuar për përpjekjen për ta helmuar atë në gusht, një pretendim që më pas u hodh poshtë nga Moska. Ligje të tjera parashikojnë dënime me burg deri në dy vjet për shpifje në internet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy