Në emisionin “Bilardo në MCN”, aktori Florian Binaj thotë se që kur ishte i vogël ka pasur një shpirt revolte.
Binaj tregon se ai është rritur me ndjesinë që duhet të ndihmonte ata që ishin më të vegjël se ai, apo ata që kishin të drejtë dhe nuk i njihej kjo gjë.
Amullinë më të madhe e shoh në Amerikë, shoh si janë krijuar me qindra gjini. Zgjohesh në mëngjes ndihesh ‘shapkë’, dhe të gjithë duhet të referohen ty si shapkë ndryshe quhet dhunim i gjinisë sime sepse nuk më trajtove mua si shapkë. Dhe gratë do ndahen ‘shapkë me gisht, shapkë pa gisht’.
Këtë amulli e shoh që po reflektohet shumë fort në Amerikë.
Unë nuk mendoj se jam bullizues, gjithsecili është i lirë të shprehet se ndihet çfarëdolloj gjëje. Unë nuk e kam problem të quaj siç do ai të quhet. Ky është komforti më i madh që mund t’i japim kudo.
Unë nuk e shoh atdhedashurinë vetëm në stadium kur luan Kombëtarja dhe është problem i madh nëse themi “Oh sa mirë me qenë shqiptar” vetëm në stadium, pastaj kur dalim secili gjithsekush ‘shapka vet’.
Që i vogël kam pasur ndjesinë brenda meje, që e para duhet të ndihmoja ata që ishin më të vegjël se unë. Ata që kishin të drejtë dhe nuk i jepej të drejtë.
Që i vogël më janë bërë padrejtësi dhe në lagje, dhe e kam pasur këtë shpirt revolte që i vogël.



